Të mërkurën Juventusi luan një nga sfidat më të rëndësishme të Serie A, pikërisht ndaj Milanit, ku ekziston shansi i shkëputjes së madhe të kuqezinjve në rast fitoreje.
First Team footballer tests positive https://t.co/qkUjqDUPBf pic.twitter.com/RvhphXP2sE
— JuventusFC (@juventusfcen) January 4, 2021
Në fakt Juventus dëshiron të ndalë vrullin e tyre, por këtë do tentojë ta bëjë pa një prej titullarëve të ekipit. Mësohet se Alex Sandro është infektuar me Covid-19.
Mbrojtësi ka shfaqur simptoma të lehta të koronavirusit dhe pas kësaj i është nënshtruar menjëherë testit, i cili ka zbuluar se braziliani është infektuar me virusin e rrezikshëm. /abcnews.al