Davide Torchia, agjenti i mbrojtësit Daniele Rugani, ka folur për të ardhmen e klientit të tij, duke pranuar se Juventusi nuk ka zhvilluar asnjë negociatë me futbollistin. E ardhmja e Ruganit mbetet ende mister, ndërsa agjenti i tij tha:
“Juventus nuk e ka ofruar dhe nuk ka zhvilluar asnjë negociatë për Daniele Ruganin. Secili mund t’i interpretojë këto fjalë si të dojë, por bëhet fjalë vetëm për realitetin. Është normale që në një klub si Juventusi të ketë një konkurrencë.
Kështu ndodh edhe te Liverpool, Manchester City dhe te Manchester United. Madje, besoj se te ky Juventus është më e vështirë për qendërmbrojtësit të luajnë se sa te Barcelona”, u shpreh agjenti i mbojtësit italian./abcnews.al