Tre ditët e pushimit që kishte dhënë Andrea Pirlo kanë mbaruar dhe Juventusi është rikthyer në stërvitje ditën e sotme.
Bardhezinjtë luajnë ndaj Crotones jashtë fushe të shtunën e ardhshme (17 tetor, 20:45), sfidë ku nuk ka alternativa përveç fitores.
Physical work ?
Combinations ?@fbernardeschi takes part in the whole session ?
The Bianconeri are ? training ⚪️⚫️#FinoAllaFine #ForzaJuve— JuventusFC (@juventusfcen) October 12, 2020
Me shokët është bashkuar edhe Federico Bernardeschi, i cili pësoi një dëmtim në ditët e para të shtatorit.
26-vjeçari ka lënë pas problemet fizike dhe do të grumbullohet për takimin e fundjavës, aty ku shpreson të marrë minutat e para për këtë sezon. /abcnews.al