Juventusi në krizë rezultatesh, Pioli i jep prioritet Kupës së Italisë

schedule10:14 - 28 Shkurt, 2020

schedule 10:14 - 28 Shkurt, 2020

Në Torino, do të luhet të mërkurën sfida e kthimit gjysmëfinale mes Juventusit dhe Milanit, me takimin e parë që u mbyll i barabartë 1-1 në San Siro. Kuqezinjtë e Piolit bënë një ndeshje shumë të mirë përballë kampionëve të Italisë në sfidën e parë dhe duke parë formën aktuale të “Zonjës së Vjetër”, kanë shpresë për një biletë në finale.

Juventusi është mposhtur nga Hellas Verona me rezultatin 2-1, nga Napoli i Gatussos dhe nga Lyon në Champions League. Sarri duket se ka humbur edhe dhomat e zhveshjes dhe duket një situatë aspak e mirë në kampin bardhezi.

Pioli dhe të besuarit e tij janë gati të përfitojnë dhe mobilizimi për sfidën e kthimit, duket të jetë maksimal. Në sfidën ndaj Genoas në fundjavë, e vlefshme për Serie A, Pioli do të lërë pushim disa titullarë, raporton “Milan Neës”. Calhanoglu dhe Calabria do të lihen pushim, ndërsa Donnarumma dhe Kjaer do të lihen jashtë për shkak dëmtimesh, me shpresën se do të jenë gati kundër Juventusit. Ibra nuk do të luajë dot në Torino dhe pritet të jetë titullar ndaj Genoas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!