Gigio Donnarumma është vënë në qendër të vëmendjes. Portieri i Milanit me shumë mundësi do të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere, pasi kontrata me kuqezinjtë i përfundon më 30 qershor.
Një marrëveshje për rinovimin mungon dhe duke parë kërkesat e larta financiare të Mino Raiola, shanset për të nënshkruar kontratën e re zvogëlohen nga dita në ditë.
#Donnarumma molto vicino alla #Juve (se i bianconeri riescono a chiudere per #Szczesny in Premier)
— Massimiliano Nerozzi (@MaxNerozzi) April 27, 2021
Nga kjo situatë e krijuar po tenton të përfitojë Juventusi, që sipas gazetarit Massimiliano Nerozzi, është shumë pranë, gjithmonë nëse bardhezinjtë arrijnë të shesin në Premier League polakun Szczesny. /abcnews.al

