Juventusi humb një kampion bote, Milani fiksohet me Szoboszlai

schedule11:59 - 20 Qershor, 2020

schedule 11:59 - 20 Qershor, 2020

Nga Milani, te Juventusi. Programohen lëvizje në mesfushë, me kuqezinjtë që ëndërrojnë të transferojnë një nga të rinjtë më të kërkuar të momentit. Hungarezi Dominik Szoboszlai është një dëshirë e Milanit në merkato dhe mesfushori e ka lënë të hapur si opsion.

Sport Mediaset raporton se klubi italian është gati të bëjë gjithçka për ta transferuar mesfushorin, i cili ende nuk ka mbushur 20 vjeç. Szoboszlai është autor i 9 golave dhe 13 asisteve, ndërkohë që RB Salzburg kërkon 25 milion euro për kartonin e tij. Nga ana tjetër Milani po tenton ta marrë për më pak.

 

KAMPI BARDHEZI – Sami Khedira është i pafat, pasi sërish është dëmtuar. Gazetta dello Sport shkruan se gjermani ka pësuar një dëmtim në tendinë dhe se mund të mbetet jashtë fushave të blerta për dy muaj. Gjasat janë që me Milanin të ketë bërë ndeshjen e fundit.

Khedira përfiton 6 milion euro në sezon dhe në kampin bardhezi mendojnë të ta transferojnë atë dhe kështu do të kursenin. Gjermani do donte të luante në SHBA, ku edhe kërkesat e tij financiare do t’i përmbushnin shumë klube. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!