Emri i Mauro Icardit qarkullon prej kohësh si një ndër objektivat kryesorë të Juventusit për repartin e sulmit. Argjentinasi pëlqehet nga drejtuesit, ndërsa Maurizio Sarri ka një tjetër preferencë. Sportmediaset raporton se ai është Arkadiusz Milik.
Trajneri i bardhezinjve ka punuar te Napoli me sulmuesin polak dhe karakteristikat e tij i cilëson të duhurat për futbollin që dëshiron të praktikojë. Sarri e preferon 26-vjeçarin para Icardit dhe Juventusi ka nisur të studiojë terrenin.
Negociatat me agjentin e Milik kanë nisur mbarë, sulmuesi është entuziast për t’u transferuar në Torino dhe tani duhet gjetur akordi me Napolin. Kontrata e Milik me nënkampionët përfundon në verën e vitit të ardhshëm, rinovim nuk do të ketë dhe Napoli është i detyruar ta shesë në fund të këtij sezoni. /abcnews.al