Juventusi gati çekun për McKennie, Pirlo: Dybala nuk do operohet

schedule20:55 - 26 Shkurt, 2021

schedule 20:55 - 26 Shkurt, 2021

“Paulo Dybala nuk do të operohet”, ky ishte një nga lajmet e rëndësishme te Juventusi, ndërkohë që nga ana tjetër drejtuesit e bardhezinjve po punojnë për të nënshkruar me një nga zbulimet e këtij sezonit.

Weston McKennie, i cili shënoi një tjetër gol me fanellën e bardhezinjve kundër Crotone, ka bindur dhe sipas Tuttosport ai do të blihet nga Schalke 04. Klubi nga Torino duhet të paguajë 18.5 milion euro, shifër e përcaktuar në marrëveshjen mes dy klubeve.

DYBALA – Argjentinasi i mungon Juventusit që pas ndeshjes së 10 janarit kundër Sassuolo, por të paktën nuk do të duhet të operohet. Kështu ëshët shprehur trajneri Andrea Pirlo, para ndeshjes kundër Hellas Verona.

“Për Paulon ne po vlerësojmë zgjidhjen më të mirë për ta pasur atë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur. Dybala nuk rrezikon të operohet. Ai ka pasur një konsultë me mjekët dhe tani do të shohim si cili do jetë trajtimi më i mirë për të. Koha e rikuperimit të tij fatkeqësisht është zgjatur dhe nuk kemi qenë në gjendje ta kthejmë”, është shprehur Pirlo. /abcnews.al