“Juventusi fiton me borxhe, fitoret e Napolit janë perandorake”

schedule23:48 - 18 Gusht, 2020

schedule 23:48 - 18 Gusht, 2020

Ish-drejtori i Milanit, Napolit, Juventusit dhe Interit, Marco Fassone, ka bërë një analizë të shpenzimeve dhe investimeve në skuadrat e Serie A sezonet e fundit.

Fassone, për ‘RadioKissKiss Napoli’, u shpreh: “Juventus ka pronësinë më të vjetër të ligës sonë, një pronar që kur bëhet fjalë për të investuar shumë dhe në masë, e bën këtë. Në shumë aspekte, De Laurentiis është mjaft afër.

Megjithatë ka një ndryshim, pasi Juventus bëri disa investime që janë të rëndësishme, edhe me koston që të hynte në borxhe, ndërsa presidenti napolitan nuk është aspak atje. Janë dy vizione të ndryshme.

Njëra është perandorake që përkundrazi futet në borxhe dhe tjetra është e ekuilibruar nga e cila ndoshta mundet të arrihet ndonjë fitore unike, si ajo e Davidit që fiton mbi Goliathin”, ironizoi ish-drejtori i Milanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!