Afrimi i Manuel Locatellit dhe e ardhmja e Cristiano Ronaldos te Juventusi. Marco Tardelli flet për GDS rreth këtyre dy temave. Ish-kampioni i botës me Italinë (1982), i cili luajti për dhjetë sezone me bardhezinjtë nga Torino (1975-1985), nuk i kursen thumbimet ndaj yllit portugez.
“Locatelli më pëlqen shumë. Ai organizon lojën, di të bëjë inkursione drejt portës kundërshtare dhe ka goditje të bukur. Një blerje e rëndësishme e bardhezinjve, Locatelli është një element i shkëlqyer.
CR7? Më mirë të largohet nëse është i mërzitur. Juventusi nuk ka nevojë të mbajë një lojtar që shtrembëron surratin, ka nevojë për lojtarë të motivuar, të vendosur dhe që duan të fitojë, në Itali e Evropë“.
Në fund gara për titullin kampion në Itali. “Juventusi është favorit për titullin, kanë një organikë lojtarësh të nivelit të lartë, në stol është rikthyer Allegri, i cili është një trajner top. Ai e di si fitohet dhe është i shkëlqyer në menaxhimin e grupit.
Rivali i bardhezinjtë do të jetë Interi, që ka humbur dy lojtarë si Lukaku e Hakimi, por edhe Conten. Zikaltrit do ia fillojnë nga e para, e kanë humbur atë avantazh që krijuan“, përfundoi Tardelli. /abcnews.al