Cristiano Ronaldo kishte kohë deri ditën e sotme për t’u kthyer në Torino, pasi klubi i Juventusi mblodhi të gjithë futbollistët dhe i riktheu në ekip, për shkak se stërvitja do të rifillojë. Fillimisht, të gjithë lojtarët që kanë ardhur nga jashtë Italisë, do të kryejnë karantinën 14 ditore.
Ronaldo i rikthye sot në Torino, me avionin e tij privat. Edhe pse ka pak orë nga largimi i tij nga Madeira, portugezin duket se e ka marrë malli për vendlindjen e tij.
“Do të rikthehemi shumë shpejt”, shkroi Ronaldo mbi foton e publikuar pak çaste më parë në faqet e tij zyrtare, foto ku shihet ylli portugez, partnerja e tij Georgina Rodriguez, si dhe i biri Cristiano Junior, në ishullin Madeira./abcnews.al
We’ll be back ?? #family #madeiraisland pic.twitter.com/Gm1ifjnkfi
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) May 5, 2020