Juventusi kërkon një sulmues qendre dhe paraqitjet e Moise Kean në Francë me PSG-në e kanë tërhequr vëmendjen e bardhezinjve. Italiani ka shënuar 12 gola dhe vetë francezët po mendojnë ta blejnë nga Evertoni, klub që e ka nën kontratë.
Klubi nga Torino, sikurse raporton gazeta “Tuttosport”, është gati të përfshijë në marrëveshjen për Kean disa lojtarë, të cilët mund ta joshin trajnerin Carlo Ancelotti të anglezëve.
Janë katër emra që lakohen, me Adrien Rabiot që është një dëshirë e teknikut italian, Aaron Ramsey, Merih Demiral dhe Douglas Costa. Evertoni sigurisht do të mendohet mirë për një marrëveshje për sulmuesin e ri. /abcnews.al