Juventusi i prish planet Interit, pasi raportohet së fundmi se është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal. E habitshme në fakt, nëse shikon organikën e zgjeruar me lojtarë të bardhezinjve. Ndoshta bardhezinjtë po mundohen t’u prishin punë rivalëve.
Gianluca Di Marzio raporton se Juventusi e ka telefonuar futbollistin kilian, i cili më parë ka qenë pjesë e klubit nga Torino. Ndoshta kjo telefonatë ka qenë sa për të ditur gatishmërinë e tij për t’u rikthyer.
OBJEKTIVAT ZIKALTËR – Interi ndërkohë nuk ka në shënjestër vetëm Vidal. Di Marzio shkruan se në kampin zikaltër nuk heqin dorë nga sulmuesi i Chelsea, Oliver Giroud. Vetëm Lukaku për repartin e avancuar nuk mjafton për të përballuar një sezon të gjatë, mes kupës, kampionatit dhe Europa League.
Conte ndërkohë ka kërkuar edhe një mbrojtës krahu. Matteo Darmian i Parmës është një prej objektivave. Pasi u kthye në Serie A, provoi një eksperiencë në Premier League me Manchester United, ai mund të ndryshojë ambient dhe Interi e ka si objektiv. /abcnews.al