Paulo Dybala është kthyer në “idhullin” e tifozëve të Juventusit, të cilët vazhdimisht kanë këmbëngulur tek vazhdimësia e bashkëpunimit mes lojtarit dhe klubit, kontrata aktuale e të cilit përfundon në qershor.
Në më fund tifozët e “Zonjës së vjetër” mund të gëzojnë, teksa do të marrin edhe dhuratën më të mirë për fundvit.
Xhevahiri i skuadrës së tyre, Dybala mund të rinovojë për Krishtlindje, me zgjatjen e kontratës që do e bëjë deri në vitin 2026.
Në ditët e ardhshme agjenti i Dybalas do të mbrrijë në Torino me Jorge Antun që do të diskutojë me drejtuesit e Juves detajet e fundit për rinovimin.
Paulo Dybala është pjesë e Juventusit që nga vera e vitit 2015-të kur la Palermon për t’u transferuar te bardhezinjtë për shifrën e 40 milionë eurove. /f.a/abcnews.al