Juventus ka paguar detyrimin e fundit te Fiorentina për blerjen përfundimtare të Federico Chiesa.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe sulmuesi italian, ku ka postuar në Instagram një foto me fanellën e Juventusit dhe ka komentuar “Vazhdon…”, duke e shoqëruar me dy zemra.
Duke konfirmuar kualifikimin aritmetik të Juventusit në Champions League, ka nisur detyrimi i pagesës nga “Zonja e Vjetër” për të blerë përfundimisht sulmuesin anësor.
Tifozët tashmë presin që Chiesa të rikuperohet dhe të futet përsëri në fushën e lojës./ h.ll/abcnews.al