E pamundur të ishte më mirë se kaq. Juventus triumfoi 3-0 në fushën e Sasuolos në Serinë A, duke lënë pas shijen e hidhur të barazimit në shtëpi ndaj Leçes modeste.
Pas kritikave të forta, bardhezinjtë po u kujtojnë të gjithëve se kanë 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, dhe humbja e vetme që nga fundi I nëntorit ndodhi në fushën e Napolit.
Një autogol nga Muharemovic në 16’ shtroi rrugën për suksesin, që u plotësua nga I riu Mirante në 62’ dhe 60 sekonda më vonë nga sulmuesi Zhonatan David.
Ky gol I kanadezit ishte si ujët e paktë, sepse ylli I marrë nga Lila ka qenë në krizë dhe pritej të largohej nga “zebrat”.
“Festë e Davidit, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – Tre gola nga Juve, njëri po pritej veçanërisht me padurim! Spaleti dominon në shtëpinë e Sasuolos!”
Ja edhe “Tutosport” nga Torino: “Kërcim I Juves, David rregullon biografinë! Spaleti ringrihet menjëherë, 3-0 Sasuolos!”
6“Zonja e Vjetër” luajti shumë më mirë, duke bërë pesëfishin e gjuajtjeve në kuadrat, e duke mbajtur topin 58 për qind.
Ky është stili tipik I Spaletit, e ndoshta është pikërisht identiteti i ri që kërkon klubi piemontez për të qenë markë botërore, si Reali, Barcelona apo Bajerni.
Juventusi është në zonën Champions me 36 pikë në 19 ndeshje në Serinë A, dhe mundësitë janë që të gjitha që të kualifikohet për në konkurrimin elitë të futbollit europian.
Me Luçiano Spaletin, që provoi “skudeton” me Napolin, ekziston mundësia të luftohet edhe për titull./abcnews.al


