Paulo Dybala ishte pranë largimit nga Juventusit në merkaton e verës. Klube si Manchester United, Tottenham dhe PSG, u përfolën si ardhmja e argjentinasit, por ky i fundit insistoi për të qëndruar te bardhezinjtë dhe pati të drejtë.
26-vjeçari është pjekur dhe këtë sezon numëron 13 gola të shënuar dhe 12 asiste të dhuruara për shokët e skuadrës. Dybala ka zhvilluar një sezon pozitiv, edhe pse nuk është një titullar fiks i kampionëve të Italisë. Corriere dello Sport raporton se drejtuesit e klubit janë gati të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës.
Aktualja përfundon në verën e vitit 2022, ndërsa e reja do të zgjasë edhe dy vite të tjera, pra deri në vitin 2024. Rritje do të ketë edhe në rrogë. Lojtari ofensiv përfiton momentalisht rreth 7 milion euro në sezon, teksa me firmosjen e kontratës së re do të përfitojë 10 milion euro në sezon. /abcnews.al