Pas një sezoni të jashtëzakonshëm që kishte te Juventusi, ata nuk duan ta lënë të lirë mesfushorin francez, Rabiot.
Kur mbërriti për herë të parë, ai nuk bindi drejtuesit me performancën e tij, por në këtë sezon, Rabiot shpërtheu duke nxjerrë në pah të gjitha karakteristikat e tij të jashtëzakonshme.
Me skadimin e kontratës së tij në pak më shumë se tre javë, Manchester United duket mbi Rabiot, por Juventus nuk ka ndërmen ta lejojë të largohet.
Pavarësisht diktatit të kompanisë që dëshiron të ulë faturën e pagave te Juve, klubi bardhezi i ka ofruar francezit rinovimin e kontratës me të njëjtat shifra të marra deri më tani, 7 milionë euro, për vetëm një sezon.
Topi tashmë është në fushën e Rabiot, i cili do të marrë disa ditë për të vlerësuar vendimin e tij./h.ll/abcnews.al