Juventus nuk fal Vlahovic, “Zonja e Vjetër” gjobit rëndë “bomberin” serb

schedule11:56 - 20 Mars, 2024

schedule 11:56 - 20 Mars, 2024

Po kalonte padyshim formën më të mirë të këtij sezoni, mirëpo përballja e fundit, në “Allianz Stadium” është për t’u harruar. “Bomberi” serb i Juventus, Dusan Vlahovic i tensionuar edhe nga rezultati 0 me 0, ndaj si kundërshtari si “Kuqeblutë”, “koleksionoi” dy kartonë të verdhë në vetëm 1 minutë lojë, 92’ e 93’, duke u ndëshkuar kështu me kartonin e kuq, veprim ky që nuk është pëlqyer aspak nga bordi i “gjigantëve’ të Italisë.

Kështu, “Zonja e Vjetër” ka vendosur të gjobisë “bomberin” me plot 70 mijë euro, ndëshkim ky shembullor, për një veprim të pahijshëm që bëri serbi, por jo vetëm kaq, pasi drejtuesit kërkojnë që lojtarët të shmangin kartonët e panevojshëm dhe të tregohen të disiplinuar në fushë pasi nuk mund të penalizojnë të gjithë skuadrën.

Në rastin konkret, pavarësisht se do të mungojë vetëm një sfidë, Vlahovic i hap jo pak probleme, teknikut, Massimiliano Allegri, me “Bardhezinjtë” torinezë, që në javën e ardhshme, të kampionatit italian të futbollit do të sfidojnë “Bardhekaltërit” e Lazio, ku përveç “yllit” të sulmit do të mungojë edhe polaku, Arkadiusz Milik, për shkak të një dëmtimi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!