Te Juventus ka nisur një erë e re. Ajo e Luciano Spalletti, I cili mori zyrtarisht detyrën si trajner i “Zonjës së Vjetër”, duke zëvendësuar në pankinë të shkarkuarin Igor Tudor.
Pas firmave në kontratë, tekniku 66 vjeçar ka nisur menjëherë punën me skuadrën bardhezi, për të përgatitur debutimin e tij në sfidën e së shtunës në mbrëmje në transfertën kundër Cremonese për javën e 10- të Serie A.
Pas një nisje aspak të mirë të sezonit, Juventus u kthye te suksesi në sfidën e mesjavës kundër Udineze, ndërsa të paktën për momentin, Spalletti gjen një skuadër në humor të mirë.
Por sipas mediave italiane, te”Zonja e Vjetër” duhet të përgatiten për shumë ndryshime, mbi të gjitha në aspaketin taktik.
Trajneri do të mundohet të injektojë idetë e tij për futbollin, me shpresën që ekipi t’i thithë shpejt ato, për të mos patur probleme në rrugën e vështirë drejt objektivave, që do të vendosin edhe të ardhmen e largët të tij.
Tekniku firmosi kontratën deri në fund të këtij sezoni me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjerë. Ndryshe nga sa ishte folur më parë, medit përtej Adriatikut kanë zbuluar se nuk ka një klauzolë Champions.
Pra, kualifikimi në edicionin e ardhshëm të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian nuk do të aktivizonte menjëherë rinovimin, por është Juventus që në fund të këtij edicioni do të vendosë nëse do të vijojë ose jo “martesën” me Luciano Spalleti. Përveç rezultateve që duhet të arrijë në fushë, trajneri ka edhe një detyre të vështirë, atë për fituar zemrat e tifozëve, pjesa më e madhe e të cilëve nuk e ka pritur mirë këtë zgjedhje të klubit, pasi nuk e kanë harruar të shkuarën e tij si kampion me Napolin. /abcnews.al

