Juventus në pritje të Pogba, “bardhezinjtë” bëjnë gati listën me pasardhësit e francezit

schedule08:56 - 4 Tetor, 2023

schedule 08:56 - 4 Tetor, 2023

Pasi doli pozitiv në testin anti-doping, “ylli” francez i mesfushës, Paul Pogba shqetësoi jo pak bordin e Juventus, me këta të fundit që janë ende në pritje të përgjigjeve të analizave të dyta të 30-vjeçarit, për të vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij në Torino.

Nëse francezi rezulton i pastër, tekniku Allegri do ta bëjë pjesë 30-vjeçarin në skemat e tij, mirëpo në të kundërt, “strategu” italian do të kishte nevojë për një tjetër “katalizator” në mesfushë dhe duket se bordi i “zonjës së vjetër” e ka bërë gati listën me “të përzgjedhurit”.

Duket se italianët do të shkojnë për “pazar” në Londër, aty ku në fokus janë tre lojtarë të skuadrës së Tottenham. I pari dhe më favoriti është “ylli” danez, Pierre-Emile Hojbjerg, ndërsa pas tij vijnë Pape Sarr e Yves Bissouma dhe tashmë e vetmja gjë çka na mbetet është të presim përgjigjen e analizave të Pogba, për të parë sesi do të shkojë situata në mesfushën “bardhezi”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!