Juventus në “duar” të Gjykatës Federale, Prokurori kërkon heqjen e 11 pikëve dhe 8 muaj pezullim për ish-drejtuesit

schedule13:33 - 22 Maj, 2023

schedule 13:33 - 22 Maj, 2023

Pas rikthimit të 15 pikëve të hequra në fillimit të vitit 2023 u duk sikur “çështja” e manipulimeve të plusvalencave nga skuadra e Juventus u “hoq qafe” pa u vënë re, mirëpo tashmë organet ligjzbatuese kanë menduar një dënim të ri të “bardhezinjtë”.

Prokuroria pranë Federatës Italian të Futbollit tashmë kërkon heqjen e 11 pikëve nga renditja e Serie A, vendim ky që nëse aprovohet do të linte “zonjën e vjetër” jashtë Champions League, për sezonin e ardhshëm, gjë që mund të ishte katastrofike për klubin.

Mirëpo, Prokuroria nuk “mjaftohet” vetëm me heqjen e pikëve, teksa kërkon gjithashtu dhe një pezullim prej 8 muajsh për ish-drejtuesit e Juventus, që çuan klubin deri në këtë situatë tepër të vështirë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!