Juventus është gati për rinovimin e radhës. Wojciech Szczesny po zhvillon lojëra pozitive dhe është kthyer në një pikë të rëndësishme të bardhezinjve. Drejtuesit janë të kënaqur me paraqitjet e portierit polak dhe po përgatisin një kontratë të re për të.
Aktualja përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe “Zonja e Vjetër” dëshiron të zgjasë bashkëpunimin me Szcezesny. Mediat italiane raportojnë se firma do të vijë në ditët e ardhshme.
Kampionët e Italisë ndjekin prej kohësh Donnarummën e Milanit, por mesa duket kanë vendosur të mos bëjnë ndryshime në portë. 29-vjeçari po i bind të gjithë me pritjet e tij dhe do vazhdojë të luajë gjatë me Juventusin. /abcnews.al