Juventus-Napoli/ Merret vendimi përfundimtar, ekipi i Gattusos e pëson keq

schedule17:36 - 14 Tetor, 2020

schedule 17:36 - 14 Tetor, 2020

Është marrë vendimi për sfidën Juventus-Napoli. Takimi i programuar të luhej në 4 tetor nuk u zhvillua. Djemtë e Gattusos, të cilët kishin dy raste me koronavirus, nuk u lejuan të udhëtojnë drejt Torinos nga autoritetet shëndetësore të qytetit jugor.

Bardhezinjtë kërkuan fitoren në tavolinë dhe ia kanë dalë ta marrin. Gjykata Sportive në Itali ka vendosur që kampionët e Italisë të marrin tre pikët në tavolinë, vendim që do të krijojë polemika të shumta.

Jo vetëm kaq pasi Napoli është penalizuar me një pikë në renditjen e Serie A. Ekipi i Hysajt dhe Rrahmanit ka fituar dy sfidat e para në kampion dhe pas vendimit të sotëm numëron 5 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!