Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juventus kthehet si “zonjë”/ Mundi 2-0 Udinese dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

schedule12:53 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 12:53 - 3 Dhjetor, 2025

Nuk duhet të harrojmë se në stol është një trajner mjaft pozitiv.

Juventusi vërtet ka qenë skuadra klasike italiane, me ADN-në e lojës pragmatiste të personalizuar nga Masimiliano Alegri, por me Luçiano Spaletin gjërat mund të ndryshojnë.

Fitorja 2-0 ndaj Udinezes në Kupën e Italisë ishte një provë se filozofia e skuadrës po shkon në drejtimin që donin drejtuesit e dinastisë Anjeli që kur morën Kristiano Ronaldon dhe pajtuan trajnerin rebel Mauricio Sarri.

Në mungesë të sulmuesit kryesor, Dushan Vlahoviç, që pritet të mungojë 3 muaj për shkak të një dëmtimi serioz, frika ishte e madhe, por duket se ka jetë edhe pa numrin 9.

E zëvendësuan më së miri kanadezi Zhonatan David i ardhur nga Lila, si dhe Openda.

Atyre iu anulua nga një gol, ndërsa Juventusi fitoi falë autogolit të Mateo Palmës në 23’ dhe rrjetës me penallti nga Manuel Lokateli pas pushimit.

“Zonja e Vjetër” është në çerekfinale të Kupës së Italisë, dhe kjo u arrit në mënyrë më të mirë.

Dominimi ishte thuajse I plot me 58 për qind mbajtje topi, me 9 gjuajtje ndaj 3 të friulanëve, të cilëve nuk iu lejua asnjë goditje në kuadrat.

Me një formë të tillë, tifozët mund të shpresojnë edhe për titullin, ndonëse piemontezët janë disi të shkëputur nga kreu I Serisë A.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!