Juventusi po synon që të afrojë mesfushorin belg, Axel Witsel, bën të ditur Calcio Mercato.
Kontrarata e lojtarit të Dortmundit skadon në fund të këtij sezoni dhe ai do të jetë i lirë të negociojë një marrëveshje para-kontrate me çdo kërkues të mundshëm kur të hapet dritarja e transferimit.
Kujtojmë që edhe gjatë verës kishte zëra për një transferim të mundshëm të belgut në Torino, megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi. /abcnews.al/