Juventus kampion edhe jashtë fushe, lojtarët heqin dorë nga… 90 milion euro

schedule21:17 - 28 Mars, 2020

schedule 21:17 - 28 Mars, 2020

Futbollistët dhe stafi i Juventusit kanë treguar lidhjen e madhe me ngjyrat bardhezi. Ata kanë pranuar propozimin e drejtuesve të klubit për të ulur rrogat e tyre. Një gjest i bukur, që do të vlerësohet shumë nga tifozët dhe do ndihmojë “Zonjën e Vjetër” të përballoje më mirë krizën qe ka shkaktuar koronavirusi.

Akordi i arritur do i kursejë kampionëve të Italisë rreth 90 milion euro, një shumë e konsiderueshme. Klubi italian ka konfirmuar lajmin e mirë me anë të një komunikate të shpërndarë në rrjetet sociale.

Juventus komunikon se, për shkak të urgjencës globale shëndetësore që po zhvillohet aktualisht e cila po parandalon kryerjen e aktivitetit sportiv, ka arritur një marrëveshje me lojtarët dhe trajnerin e ekipit të parë në lidhje me kompensimin e tyre për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Marrëveshja parashikon uljen e pagesave të marsit, prillit, majit dhe qershorit 2020.

Efektet ekonomike dhe financiare që rrjedhin nga marrëveshja e arritur janë pozitive për afro 90 milion euro për vitin financiar 2019/2020. Juventus do të donte të falënderonte lojtarët dhe trajnerin për ndjenjën e përgjegjësisë të treguar në një situatë të vështirë për të gjithë“, shkruhet në deklaratën e bardhezinjve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!