Juventusi dëshiron të lëvizë në merkato dhe të bëjë një mini-revolucion për të larguar lojtarët që nuk kanë mundur të përshtaten. Federico Bernardeschi është një prej tyre.
27-vjeçari luan prej 4 sezonesh me Juventusin, por në asnjë moment nuk ka mundur të jetë titullar stabël për shkak se nuk ka mundur të tregojë aftësitë e dikurshme te Fiorentina.
Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022 dhe Juventus dëshiron ta shesë për të nxjerrë të ardhura nga shitja e tij, pasi e bleu për 40 milion euro në vitin 2017.
Një mundësi është që tani në tavolinë. Mësohet se francezët e Olympique de Marseille kanë shfaqur interes për anësorin dhe pritet të drejtohen me një ofertë. Juventus është gati ta shesë dhe nuk ka shumë pretendime për të. /abcnews.al