Juventus e nis me dëmtime, klubi raporton për Aaron Ramsey

schedule18:20 - 24 Gusht, 2021

schedule 18:20 - 24 Gusht, 2021

Juventusi goditet nga dëmtimet që në këtë fillim të sezonit. Aaron Ramsey kishte probleme fizike pas ndeshjes hapëse të Serie A ndaj Udineses dhe nuk është stërvitur me ekipin që atëherë.

Ditën e sotme ai i është nënshtruar ekzaminimeve dhe Juventus në një deklaratë për mediet raporton se Ramsey ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë.

Fatmirësisht dëmtimi është i shkallës së parë dhe mungesa e mesfushorit nuk do jetë e gjatë. Pas dhjetë ditësh uellsiani do i nënshtrohet testeve të radhës për të mësuar sa do mungojë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!