Juventus e kërkon me ngulm, Atalanta i vendos çmimin “tulipanit” holandez

schedule18:16 - 16 Korrik, 2024

schedule 18:16 - 16 Korrik, 2024

Me sezonin 2023-2024, praktikisht të mbyllur, teksa janë në garë vetëm për fitimin e Kupës së Italisë, “Bardhezinjtë” e Juventus kanë filluar të bëjnë llogaritë për merkaton e vereës dhe te “Zonja e Vjetër” kërkojnë me çdo kusht një mesfushor të ri, me “tulipanin” holandez, të Atalanta, Teun Koompeiners, i cili është i preferuari i rekordmenëve të Serie A.

Megjithatë pavarësisht dëshirës së madhe të “Bardhezinjve”, 25-vjeçari i mesfushës pritet t’i kushtojë jo pak “Bardhezinjve”, teksa si vlerë kartoni, sipas specialistëve të “Transfermarkt” mban shifrën e 40 milionë eurove dhe “Zikaltërit” e Bergamos vështirë se do ta lëshojnë për më pak se 60 milionë euro, sidomos te një klub rival, dhe tashmë te Juventus po mendohet për sigurimin e kësaj shume.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, në Torino po mendohet shitja e dy emrave të sulmit, Federico Chiesa e Matias Soule, me bordin e “Bardhezinjve”, që për italianin nuk pranon më pak se se 30 milionë euro, ndërsa për “fantazisti” argjentinas tashmë është shitur, me skuadrën e Leicester që derdhi plot 30 milionë euro në arkat e Juventus. /i.m /abcnews.al