Dominik Szoboszlai është një nga lojtarët më të talentuar në Evropë. 20-vjeçari është pjesë e Salzburg prej janarit të vitit 2018, ekip me të cilin ka dhuruar performanca fantastike.
Mesfushori i majtë numëron 10 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Hungarisë, trajneri i të cilit ia sugjeron Juventusit. Marco Rossi, ish-mbrojtësi italian dhe trajner i Hungarisë prej verës së vitit 2018, flet rreth lojtarit në një prononcim për mediat italiane.
“Szoboszlai do të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit ose verën e ardhshme. Italia dhe Serie A do të ishin vendi më i mirë për të vazhduar karrierën.
Mendoj se Juventusi është skuadra ideale për karakteristikat e tij. E shoh si zëvendësuesin perfekt të Aaron Ramsey te bardhezinjtë“, deklaron 56-vjeçari italian. /abcnews.al