Juventus bën ofertën e parë për “tulipanin”, “Zonja” gati 45 milionë euro për Koopmeiners

schedule19:36 - 23 Gusht, 2024

schedule 19:36 - 23 Gusht, 2024

Akordi me lojtarin është arritur që në muajin maj, por mes klubeve ende nuk kanë nisur negociatat.

Pas shumë e shumë javësh aludime, për transferimin e “tulipanit” holandez, Teun Koopmeiner, tashmë Juventus i ka bërë “Bergamaskëve” të Atalanta edhe ofertën e parë zyrtare, e cila ndryshe nga çfarë pritej është stopuar në 45 milionë euro.

Lajmi është konfirmuar nga vetë gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka shtuar se tashmë është gjithçka në dorën e klubeve, me lojtarin që siç theksuam më sipër ka arritur prej muajsh akordin për një kontratë afatgjatë, në Torino.

Ndërkaq, kujtojmë se më herët “Zikaltërit” e Atalanta i kanë vënë edhe çmimin “fantazistit” të tyre, për të cilin kërkojnë plot 60 milionë euro, por duke ditur marrëdhëniet e mira mes dy klubeve, pritet që shumë shpejt të gjehet edhe akordi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!