Juventus, Allegri për humbjen ndaj Napolit: Merituam më shumë, objektiv mbetet një pozicion për Championsin e ardhshëm

schedule17:55 - 4 Mars, 2024

schedule 17:55 - 4 Mars, 2024

Juventus u mposht nga Napoli në ransfertë me shifrat 2-1.

Megjithatë, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij, duke thënë se krijuan më shumë raste se Napoli dhe kjo është një rritje.

“Djemtë zhvilluan një ndeshje realisht të bukur, krijuan raste të ndryshme për gol në pjesën e parë. Pas shumë ndeshjeve me Napolin, krijuam më shumë se ata. Këto janë shenja rritjeje. Mos të harrojmë që jemi ende të dytët në renditje”.

Më pas, trajneri italian ka thënë se duhet tani të përgatiten për ndeshjen e radhës që është me Atalantën një rival që kërkon të shkoj në Champions League.

“Duhet të jemi të lumtur dhe të zemëruar, sepse mund të kishim sjellë në shtëpi një rezultat të rëndësishëm. Le të vazhdojmë kështu dhe të përgatitemi mirë për Atalantën”.

Allegri ka thënë se janë ende brenda objektivave pasi ndodhen në vendin e dytë në kampionat ,ndërsa qëllimi është të shkojnë në Champions League sezonin e ardhshëm.

“Sa bukur ishte të shihje lojtarët duke ndihmuar njëri-tjetrin në momente vështirësie, më pëlqeu shumë. Më vjen keq për humbjen, sidomos tani që vështirësohet kalendari për objektivin Champions League.

Por jemi brenda objektivave, madje i kemi tejkaluar. Do të kisha firmosur për të qenë në vendin e dytë në këtë pikë të sezonit. Kemi 10 pikë më shumë se Roma e vendit të pestë”, ka deklaruar trajneri italian i Juventusit./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!