Reali i Madridit u përfol shumë në merkaton e verës për blerjen e mundshme të Christian Eriksen, por në fund danezi vendosi të qëndronte me Tottenham. Pavarësisht kësaj, drejtuesit madrilenë nuk e kanë zbehur interesimin e tyre për mesfushorin dhe në janar pritet të ketë kontakte të tjera mes palëve.
Vetë drejtuesit e klubit londinez po planifikojnë ta shesin danezin, pasi në verë mund ta humbasin me parametro zero. Ata po tentojnë të përfitojnë diçka dhe presin që të marrin ndonjë ofertë të leverdishme.
Reali duket se nuk është i vetmi ekip që interesohet për Eriksen, pasi së fundmi nga Italia raportohet se Juventusi është futur seriozisht në garë për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit. Sipas asaj që shkruan “Calciomercato.com”, drejtori Paratici po përgatitet të nisë kontaktet me drejtuesit e Tottenham, duke tërbuar në maksimum Realin e Madridit. /abcnews.al