Giacomo Vrioni mund të përdoret nga Juventusi për të marrë një nga lojtarët më të spikatur sezonin e shkuar në Serie A.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Andrea Cambiaso, italianin 20-vjeçar që ka edhe një vit kontratë me Genoan e rënë në Serie B.
Juventusi, sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, po mendon të përfshijë në tratativa me Vrionin, autor të 19 golave me Tirol në Austri.
Pak ditë më parë u raportua se për sulmuesi kishte interes nga New England Revolution në MLS, madje amerikanët thuhej se ofronin 4 milionë dollarë. / abcnews.al