Juve ofron rinovim me ulje të pagës aktuale për lojtarin Italian

schedule11:38 - 14 Tetor, 2021

schedule 11:38 - 14 Tetor, 2021

Juventus dëshiron të mbajë pjesë të skuadrës Federico Bernardeschi, dhe mendon ti ofrojë rinovimin e kontratës për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.

Sipas “Footballitalia”, drejtuesit shpresojnë që Bernardeschi të pranoje një ulje të konsiderueshme të pagës së tij, i cili aktualisht merr 4 milion euro në sezon. “Zonja e Vjetër” është e gatshme t’i ofrojë atij një marrëveshje të re me vlerë midis 2.5 dhe 3 milionë euro në sezon.

Nëse lojtari nuk është i gatshëm të pranojë rinovimin, ai mund të jetë peng gjatë transferimeve në janar. 27-vjeçari mbërriti nga Fiorentina në korrik 2017 dhe ka kaluar disa ulje-ngritje gjatë kohës së tij me “Bianconerët”.

Por kthimi i Massimilianio Allegri e ka ndihmuar sulmuesin, i cili ka luajtur shtatë herë në të gjitha garat këtë sezon.

Bernardeschi siguroi një fitore vendimtare 1-0 ndaj Chelsea në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar, pasi bëri paraqitje të mirë në mungesë të Paulo Dybala dhe Alvaro Morata.

Juventusi është gati për t’i dhënë atij një marrëveshje të re në Stadiumin Allianz, pasi kontrata e tij përfundon në qershor 2022, por gjithmone nëse lojtari do të pranojë një shkurtim të pagës për të vazhduar bashkëpunimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!