Juve ndryshon fytyrë, gola dhe gjak i ri me dyshen Vlahovic-Zakaria

schedule14:37 - 7 Shkurt, 2022

schedule 14:37 - 7 Shkurt, 2022

Juventusi bëri transferime të bujshme gjatë merkatos së dimrit. “Zonja e Vjetër” siguroi shërbimet e sulmuesit serb, Dushan Vlahovic dhe Denis Zakaria. Të dy lojtarët u kthyen të jenë protagonist në ndeshjen e parë që luajtën me fanellën e bardhezinjve. Debutime me gola për të dy lojtarët që premtojnë shumë se do dërgojnë Juven drejt arritjeve të objektivave.

Një debutim i tillë as në ëndrrat më të bukura Dushan Vlahovicit nuk e kishte parë. Vetëm 13 ‘ iu deshën për të shënuar golin e parë si juventin. 307’ më pak se Cristiano Ronaldo, nga i cili trashëgoi numrin e fanellës dhe detyrën për të siguruar një shi me gola për kauzën e Juventusit.

Fillimi duket premtues. Sulmuesi serb, së bashku me  Denis Zakaria një tjetër fytyrë e re për Juventusin. Me Vlahovic-Dybala në majën e sulmit dukej si një tjetër Juve. Entuziazëm i ri në grup, me Alvaro Morata që ishte protagonist i një gare vrapimi dhe sakrificash. Performancë pozitive edhe për Paulo Dybala, i cili i ofron topin për 1-0 serbit. “Festë të maskuar” bashkë ishte kjo mënyra e festimit të dyshes sulmuese. Në mesfushë , Zakaria tregon menjëherë aftësitë e tij si lojtar kudo, madje edhe asistoi në një rast tjetër, Arthur rikuperon më shumë topa se kurrë dhe gjithashtu Rabiot është më i tonifikuar në lojë.

Mbrojtja pastaj gjithnjë e më shumë bunkerë. “Scudetto nuk është puna jonë, jemi shumë prapa”, tha Allegri menjëherë pas ndeshjes, duke shuar menjëherë zjarrin e entuziazmit. Por ky Vllahovi-Zakaria sollën një fytyrë të re. Objektivat po, por edhe dëshira për të synuar më lart është po aty. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!