Juventus po shikon nga e ardhmja duke pasur parasysh atë që pritet të jetë një treg transferimi ndryshe nga zakonisht. Kupa e Botës, tani në derë, në fakt do të shfaqë lojtarë të ndryshëm pak të njohur për publikun e gjerë.
Sipas gazetarit të njohur Gianluca di Marzio, biankonerët kanë hedhur sytë te lojtari i Arsenalit i huazuar te Marseille Nuno Tavares.
I riu i lindur në vitin 2000, mbrojtës i majtë, verën e kaluar kishte qenë shumë afër Atalantës dhe në këtë pjesë të sezonit po shfaqet në Ligue One. Në fakt, në kampionatin francez, mbrojtësi portugez ka shënuar tashmë tre gola në trembëdhjetë ndeshje të luajtura.
Pavarësisht paraqitjeve të fundit pozitive të Alex Sandro-s dhe thirrjes për në Kupën e Botës, mbrojtësi brazilian ka të ngjarë të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, gjithashtu falë një kontrate që skadon në qershor.
Vlerësimi i Topçinjve megjithatë është i lartë, rreth 18 milionë euro. /G.D abcnews.al/