Juve ka një ide për Chiesa, Milan e Inter “pazar” në Gjermani

schedule10:46 - 25 Shtator, 2020

schedule 10:46 - 25 Shtator, 2020

Juventusi kërkon të transferojë Federico Chiesa nga Fiorentina, por më parë duhet të shitet braziliani Douglas Costa. Bardhezinjtë po mendojnë që të bindin klubin “Vjollcë” duke e huazuar për një çmim të lartë dhe duke përfshirë në marrëveshje klauzolën që i detyron kampionët e Italisë ta blejnë verën e ardhshme.

Në Milano po mendojnë për mbrojtjet. Milan Skriniar kërkohet nga Tottenham dhe Interi është gati ta shesë për ofertën e duhur. Nga ana tjetër ka nisur të mendojë edhe për zëvendësuesin e shtatlartit. Në skenë ka dalë turku Ozan Kabak, 20-vjeçari që vjet iu bashkua skuadrës së Schalke 04.

Edhe Milani i ka hedhur sytë në Gjermani dhe në të njëjtin klub. Kuqezinjtë kanë probleme në qendër të mbrojtjes dhe po punojnë për të afruar një lojtar. Nikola Milenkovic i Fiorentina kushton shumë dhe në krye të listës së Milanit është Matija Nastasic. Shchalke është e hapur edhe për huazim me të drejtë blerje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!