Gazeta italiane Gazzetta dello Sport raporton se Juventus po mendon të prishë kontratën me Paul Pogba këtë verë.
Pogba ka humbur 33 ndeshje për shkak të dëmtimeve. Ai gjithashtu ka probleme disiplinore në stërvitje, gjë që e vendos Massimiliano Allegrin në një pozitë të pakëndshme.
Juve pritet të përballet me Pogba në ditët në vijim, ku francezit do t’i kërkohet të pranojë uljen e pagës si një “akt përgjegjësie” për një sezon të dobët.
Nëse francezi refuzon ta bëjë këtë, atëherë Juve do të shqyrtojë mundësinë e zgjidhjes së kontratës, e cila ka hyrë në fuqi që nga korriku i vitit të kaluar. /G.D abcnews.al/