Justina Aliaj me zërin e dridhur: I uroj Bujar Qamilit shërim të shpejtë

schedule20:10 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 20:10 - 24 Dhjetor, 2020

Me zërin e dridhur artistja shkodrane Justina Aliaj i ka uruar shërim të shpejtë kolegut të saj Bujar Qamili. “I uroj Bujar Qamilit shërim të shpejtë. Krishtlindje të gëzuara. Popull i dashur faleminderit”, u shpreh ajo.

Ajo tha se Krishtlindjet do i kalojë me dy mikeshat e saj me të cilat do të kujdeset që të ruajë distancën e nevojshme. Aliaj uroi që ky vit t’i rrëzojë “vagonët” e së keqes që solli ky virus në çdo familje.

“Do jem me dy shoqe për Krishtlindje, do i trokasim gotat nga larg. Janë shprazë të këqija dhe kanë ndjell mort. Më duket mua se sensibilizimi i kësaj bote kanë mundur më bërë një sfidë dhe ata vagona nuk e shembën botën.

Më duket mua që këto vagona e kanë kohën për të dalë më derë dhe ne t’i hedhim mbrapsht. Sa të kem frymën, kam pasionin, kam dashurinë. Unë kam edhe me pa pak riaftësimin, rigjenerimin“, u shpreh ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!