Shumica e lojtarëve e kanë konsideruar disi absurde zhvillimin e Kupës së Botës, në këtë periudhë të vitit.
Megjithatë, mbrojtësi i Ajax dhe i kombëtares Hollandeze, Jurrien Timber ka shkuar kundër mendimit të shumicës dhe e ka konsideruar kohën e zhvillimit të kampionatit si ideale.
“Më pëlqeu shumë të luaja Kupën e Botës në nëntor dhe dhjetor. Për mendimin tim, është një përvojë që duhet të përsëritet. Kemi mbërritur këtu në kushte fizike ideale. Loja në këtë periudhë ishte e bukur edhe nga pikëpamja teknike. Përveç temperaturës perfekte, arritëm këtu në gjendje fizike ideale, pasi nuk ishim të lodhur si zakonisht në fund të sezonit.
Mund të shihet nga intensiteti i ritmit, ndeshjet ishin të gjitha të shpejta. Dhe lojtarët më të mirë, pikërisht sepse ishin mirë, mundën ta shfrytëzonin sa më shumë. Mendoj se është një përvojë që duhet përsëritur, nëse ka mundësi”,- është shprehur mbrojtësi i “tulipanëve”. /i.m /abcnews.al