Juric: I lumtur me Rrahmanin, po realizon pritshmëritë tona

schedule17:34 - 27 Shtator, 2019

schedule 17:34 - 27 Shtator, 2019

Verona nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 përballë Udinesës në shtëpi, ndërsa të dielën udhëton drejt transfertës së vështirë përballë Cagliarit.

Trajneri Ivan Juric vlerëson pikën e marrë kundër ekipit friulan dhe nuk i kursen elozhet për Amir Rrahmanin. Mbrojtësi i Kosovës zhvilloi një tjetër ndeshje pozitive me Veronën dhe përshtatja e tij me futbollin italian ka ndodhur shpejt.

“Na vjen keq që nuk fituam kundër Udinezes, por jam i kënaqur me ndeshjen e ekipit. Shpresojmë që të përmirësohemi dhe të sigurojmë sa më shumë pikë. Jam i lumtur me Rrahmanin dhe të gjithë lojtarët. Amiri po bën pikërisht atë që mendonim që mund të bënte”, thekson Ivan Juric.

Verona numëron 5 pikë pas javës së pestë, ndërsa në duelin përballë ekipit sard do të rikthehet edhe Marash Kumbulla. Mbrojtësi 19-vjeçar është një tjetër zbulim i bukur i këtij fillim sezoni. Kumbulla u ndëshkua me të kuqe kundër Juventusit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit të tij për përballjen me Cagliarin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!