Me kalimin e javëve, vetë vajzat kanë pohur se konkurenca mes tyre është rritur, por ka pasur dhe “aleanca”.
Kjo gjë u konstatua dhe nga juria, ku Niko Komani komentoi pasi pa pikët e konkurenteve të tjera për Vjolën. Aleancat në spektaklin “StyleStar” vijnë në formën e ndihmave me anë të pikëve dhe komenteve të ndryshme. Niko për më tepër ka zbuluar dhe emra të konkurenteve që ai mendon se ndihmojnë njëra tjetrën, duke thënë se i ka parë të afërta dhe në prapaskenë. Ndër të tjera ai ka përmendur dyshen Fatime-Enxhi./abcnews.al