Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jurgen Uldedaj shkruan emrin në historinë e boksit/ Shqiptari i parë që lufton për titullin botëror IBO në Londër

schedule13:23 - 15 Tetor, 2025

schedule 13:23 - 15 Tetor, 2025

Kampioni shqiptar Jurgen Uldedaj që garon në majat e boksit botëror ritkhehet më 25 tetor me një super ndeshje që premton shumë adrenalinë dhe spektakël. Uldedaj do të ngjitet në ring për të sfiduar kampionin kamerunas Rolly Lambert Fogoum për Titullin e Madh Botëror IBO (International Boxing Organization), duke u bërë shqiptari i parë në histori që lufton për një titull të tillë në boksin profesionist.

Dueli do të zhvillohet në “O₂ Arena” në Londër, një nga arenat më prestigjioze të planetit dhe përfaqëson jo vetëm kulmin e karrierës së tij, por edhe një moment historik për sportin shqiptar, ku flamuri kuqezi do të valëvitet përpara gjithë botës.

Jurgen Uldedaj është simbol i përkushtimit, forcës dhe krenarisë kombëtare në sportin e boksit profesionist. I lindur në Shqipëri dhe i formuar si boksier fillimisht në vendlindje, më pas në Gjermani dhe Angli, Jurgeni ka ndërtuar hap pas hapi një karrierë të suksesshme që e ka ngritur në mesin e boksierëve më të mirë të botës.

Me një bilanc mbresëlënës prej 20 fitoresh (12 me nokaut), ai përfaqëson kombin shqiptar me dinjitet në një sport ku vetëm më të fortët arrijnë majat. Jurgeni është kampion botëror i dyfishtë në titujt prestigjiozë “WBO Youth” dhe “WBC Youth”, duke dëshmuar herët aftësitë, profesionalizmin dhe karakterin e një luftëtari të lindur.

Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar një sërë titujsh ndërkombëtarë që e kanë pozicionuar në elitën e boksit evropian dhe botëror: IBF International Champion, WBA Inter-Continental Champion, IBO Mediterranean Champion, BDB International Champion.

Megjithëse që prej vitit 2017 stërvitet midis Gjermanisë dhe Anglisë, Jurgen Uldedaj bokson me siglën e flamurit kuqezi, duke përfaqësuar Shqipërinë në çdo ndeshje ndërkombëtare. Ai ka bërë që flamuri shqiptar të ngrihet me krenari në shumë arena evropiane, duke e kthyer çdo fitore në një moment emocionues për sportin kombëtar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!