Juranoviç “thur” elozhe për mesfushën kroate: T’u japësh topin atyre është si të fusësh para në bankë

schedule22:27 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 22:27 - 11 Dhjetor, 2022

Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes gjysmë-finale, ndaj Argjentinës, anësori i djathtë i mbrojtes kroate, Josip Juranoviç “thuri” elozhe për liderat e mesfushës së tij.

Juranoviç vlerësoi me nota maksimale treshen, Brozoviç-Modriç-Kovaçiç, duke i cilësuar ata si mesfusha më e mirë e historisë së Kroacisë.

“Brozoviç, Kovaçiç dhe Modriç janë mesfusha më e mirë kroate, nuk e di nëse do të ndodhë përsëri. T’u japësh topin është si të fusësh para në bankë”,- u shpreh Juranoviç. /i.m /abcnews.al