Ish-udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi do të falet për pesë nga veprat e shumta për të cilat ajo u burgos për një total prej 33 vitesh, njoftuan mediat shtetërore të martën.
Aung San Suu Kyi u fal si pjesë e një amnistie të dhënë për mbi 7000 të burgosur me rastin e Kreshmës Budiste.
Mianmari ka qenë skena e një konflikti të dhunshëm civil, i cili ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 3,000 njerëzve dhe ikjen e qindra mijëra banorëve që nga grushti i shtetit të 1 shkurtit 2021, në të cilin u rrëzua udhëheqësja e zgjedhur Aung San Suu Kyi.
Laureatja e Nobelit, e cila javën e kaluar kaloi nga burgu në arrest shtëpiak në kryeqytetin, Naypyitaw, ka qenë në paraburgim që kur ushtria mori pushtetin në një grusht shteti në fillim të vitit 2021.
Ajo po apelon dënimet për vepra të ndryshme, duke filluar nga nxitja dhe mashtrimi zgjedhor e deri te korrupsioni. Ajo i mohoi të gjitha akuzat.
/abcnews.al