Junta në Niger emëroi ish-ministrin e ekonomisë, si kryeministër

schedule12:10 - 9 Gusht, 2023

schedule 12:10 - 9 Gusht, 2023

Junta ushtarake e Nigerit ka emëruar ish-ministrin e ekonomisë Ali Lamin Zain si kryeministër, i cili kishte dhënë dorëheqjen pasi qeveria e tij u rrëzua në një grusht shteti të mëparshëm ushtarak në 2010.

Mediat e huaja shkruajnë se dy javë pas një grusht shteti në të cilin junta ushtarake mori pushtetin, udhëheqësit e saj po refuzojnë thirrjet për negociata në një përpjekje, thuhet, për të konsoliduar pushtetin e tyre dhe për të treguar seriozitet ndaj qeverive të tjera të Afrikës Perëndimore përballë një përshkallëzimi i mundshëm i krizës rajonale.

“Ngritja e një qeverie është e rëndësishme dhe sinjalizon të paktën për popullatën se junta ka një plan, me mbështetjen e të gjithë qeverisë,” ka thënë ish-zyrtare e Departamentit të Shtetit të SHBA për Çështjet Afrikane Annelise Bernard./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!