Juncker zgjidh enigmën e dridhjes misterioze të Merkel, zbulon çfarë i ka thënë kancelarja

schedule22:24 - 16 Korrik, 2021

schedule 22:24 - 16 Korrik, 2021

Në vitin 2019 pati shqetësim për shëndetin e Angela Merkel, kur ajo u kap nga kamera teksa dridhej.  Gjatë ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, imazhi i hekurt i kancelares  së fuqishme gjermane u rrëzua.

Gjatë himnit gjerman, Merkel filloi të dridhej në mënyrë të pakontrolluar. Kjo u përsërit edhe në raste të tjera, përcjell abcnews.al.

Çfarë ka ndodhur? Përgjigja e enigmës u ka dhënë vite më vonë ish-Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Në një dokumentar të RTL, Juncker tregon atë që Merkel i rrëfeu atij. Kancelarja ishte shumë e shqetësuar pas incidentit të dytë. “Kam frikë se kjo do të ndodhë përsëri dhe përsëri”, i kishte thënë ajo Juncker.

“Ishte shumë e turpshme për të që të ulej ndërsa priste vizitorë nga vendet e huaja. Megjithatë, arsyeja kryesore nuk ishte psikologjike ose mendore, por më tepër një punë e fshehtë. Kjo grua punonte 17 dhe 18 orë në ditë, madje as burrat më me përvojë nuk mund ta durojnë atë”, zbuloi politikani.

Merkel ka shërbyer si kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005 dhe do të largohet nga detyra në shtator të këtij viti.

Ajo është etiketuar gjithashtu si udhëheqësja de-facto e Bashkimit Europian. Përpara largimit të saj si Kancelare, Merkel mbajti një konferencë të përbashkët shtypi të enjten me Presidentin e SHBA Joe Biden. Gjatë konferencës për shtyp, dyshja konfirmoi frikën e tyre ndaj agresionit në rritje të Rusisë. g.v/abcnews.al