Juncker pranon fajin

schedule13:56 - 16 Janar, 2019

schedule 13:56 - 16 Janar, 2019

Bashkimi Europian nuk u tregua solidar me Greqinë gjatë krizës financiare. Është kjo deklarata e Presidentit të Komisionit Europian, JeanpCalude Juncker në fjalën e tij në Strasburg. Por zv/kryeministri italian Di Maio e konsideroi si një aktrim.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker gjatë fjalimit të tij në Strasburg pranoi se bashkimi europian nuk ka qenë aq solidar sa duhet me grekët. Juncker theksoi se gjithsesi reformat strukturore mbetën thelbësore. Një deklaratë kjo që zëvendës kryeministri italian Luigi Di Maio e konsideroi si një të qarë me lotë krokodili.

Por Juncker vijon më tej duke thënë se i ka ardhur gjithnjë keq për mungesën e solidaritetit gjatë periudhës së krizës greke. Por ai u shpreh i lumtur që Greqia, Portugalia dhe vende të tjera kanë vendin e tyre mes demokracive antike europiane.

Në 20-vjetorin e monedhës Euro, Juncker theksoi se politika e zonës Euro është kritikuar shumë dhe këto akuza ai i ka marrë personale pasi ka qenë President i eurogrupit në momentin më të rëndë të krizës ekonomike dhe financiare.

Por ai pranoi se i kishte dhënë më rëndësi se sa duhet influencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe se në momentet e para të krizës ishin të shumtë ata që mendonin se Europa mund të kishte rezistuar ndaj influencës së FMN-së. Nëse Kalifornia është në vështirësi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kërkojnë ndihmë FMN-së, dhe ne duhet të bënim të njëjtën gjë, përfundoi Juncker./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!